Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Përfaqësuesja e “Liria ka Emër” pritet në Deçan nga kryetari Bashkim Ramosaj, mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Press Online29 Janar 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka qëndruar sot në Komunën e Deçanit, ku është pritur në takim nga Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, dhe ekipi i tij, me respekt të veçantë.

Gjatë takimit, Eliza Hoxha e njoftoi Kryetarin Ramosaj me misionin dhe aktivitetet e platformës “Liria ka Emër”, si dhe me fushatën e mobilizimit qytetar për marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, shprehu mbështetje të plotë për marshin dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen më 17 shkurt në Prishtinë.

“Kosova ka kaluar nëpër sakrifica të mëdha për liri dhe pavarësi. Çlirimtarët tanë, të cilët dhanë gjithçka për këtë vend, sot po përballen padrejtësisht në Hagë. Çdo përpjekje e popullit tonë për liri, përfshirë luftën e UÇK-së, ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Prandaj, më 17 shkurt, i ftoj qytetarët e Deçanit dhe të gjithë Kosovës të na bashkohen në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët”, ka thënë Ramosaj.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, falënderoi Kryetarin Ramosaj për mbështetjen dhe theksoi rëndësinë e mobilizimit qytetar.

“Mbështetja që po marrim nga komunat dhe nga kryetarët e tyre është dëshmi se kjo kauzë është mbi politikën ditore. Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ është zë i ndërgjegjes qytetare dhe thirrje për drejtësi të vërtetë për ata që luftuan për lirinë e Kosovës”, tha Hoxha.

Platforma Liria ka Emër do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjitha komunat e Kosovës, me synimin e një mobilizimi sa më të gjerë qytetar për marshin “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt në Prishtinë.

Previous ArticleFansat shpërthejnë kundër Harry Styles pas publikimit të turneut të ri? Pse?
Next Article Këto janë ushqimet që rekomandohen për gratë shtatzëna për të zvogëluar të përzierat?!

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.