Publicisti Fahri Xharra ka reaguar ndaj kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, lidhur me rastin e raportuar në Gjakovë.
Përmes një postimi, Xharra ka kërkuar që të bëhet analizë profesionale para se të jepen deklarata publike, duke vënë në dyshim pretendimin se është djegur Kurani.
“Mos u ngut me folë pa u vërtetuar nga ekspertët,” ka shkruar Xharra, duke kërkuar sqarim të bazuar në prova profesionale.
Postimi i Xharrës:
Një pyetje për Kryemyftiun:
Me cilën ekspertizë u vërtetua që në Gjakovë u dogj Kurani?
Mos u ngut me folë pa u vërtetuar nga ekspertët! Mos u ngut me fjalë, Çabrati!
Unë kërkoj të bëhet analizë profesionale që të mundëson ta hapësh gojën, Kryemyfti!


