Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

kufijtë Ballkanik të pakalueshëm për kamionët, shkak protesta e transportuesve

Press Online27 Janar 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në shumicën e pikave kufitare në Kosovë që nga ora 12:00 është ndërprerë qarkullimi i kamionëve.

Kjo për shkak se transportuesit e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut e Bosnjë dhe Hercegovinës po kundërshtojnë me protesta sistemin e ri të BE-së për kontrollin e hyrje-daljeve.

Ky sistem nënkupton se transportuesit nga vendet jashtë BE-së mund të qëndrojnë në këtë zonë maksimumi 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.

E njoftimin për pikat kufitare me Serbinë e Malin e Zi e ka dhënë Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Kufijve.

“Këto protesta do të ndikojnë në qarkullimin e mjeteve të transportit, mallrave dhe mbingarkojnë trafikun në zonat kufitare të RKS me vendet e rajonit, që janë përfshirë në protesta”-Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar

Këtë njoftim me shqetësim të madh e kanë pritur Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë të cilët kanë kërkuar që Qeveria të kontakotjë me BE-në në mënyrë që të mos ndalohet eksporti dhe importi i mallrave nga Evropa.

“Me këtë rast, DHTIK, i bën thirrje Institucioneve të Kosovës që të vihen në kontakt me Bashkimin Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje. Ndërkaq Bashkimit Evropian i bëjmë thirrje që të ndërmarrë veprime urgjente për tejkalimin e kësaj situate të shkaktuar nga sistemi i njohur si EES (Entry/Exit System), që u vendos në kufijtë e jashtëm të zonës Schengen dhe nisi të zbatohej gradualisht më 12 tetor 2025”-Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë

E nga BE-ja thonë se po punojnë që ta zgjidhin situatën.

“Jemi në dijeni se për një numër personash që nuk janë punonjës ndër-kufitar,  mund të ketë nevojë që të qëndrojnë për më shumë se 90 ditë brenda periudhës 180 ditore. Kjo përfshinë profesionistët në lëvizje, sikur vozitësit e kamionëve por edhe atletë e artistë që janë në turne. Kjo ka të bëjë edhe me rregullat kombëtare dhe marrëveshjet ekzistuese dypalëshe, dhe kjo është një çështje që ka vëmendjen tonë të plotë. Dhe kjo është diçka për të cilën jemi duke punuar, gjithashtu edhe në kontekst të përgatitjeve për strategjinë e vizave që parashihet më vonë gjatë kësaj jave”-Markus Lammert – Zëdhënës i Bashkimit Evropian

Transportuesit kanë paralajmëruar se kjo protestë mund të zgjasë shtatë ditë.

Previous ArticleA rritet rreziku për diabet gjatë menopauzës? Ja se çfarë zbulon studimi i ri!
Next Article Grida Duma rrëfim për jetën personale: Kam ndalur së bëri sakrifica, lëshova njerëz në vitin që lamë pas…

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.