Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

A rritet rreziku për diabet gjatë menopauzës? Ja se çfarë zbulon studimi i ri!

Press Online27 Janar 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Rreziku për zhvillimin e diabetit nuk lidhet drejtpërdrejt as me llojin e menopauzës dhe as me moshën në të cilën ajo shfaqet, kanë konstatuar studiuesit e The Menopause Society. Megjithatë, gratë që hyjnë në menopauzë para moshës 45 vjeçe kanë një rrezik më të lartë për sëmundje koronare të zemrës dhe goditje në tru, theksojnë autorët e studimit. Edhe pse menopauza shoqërohet shpesh me faktorë që njihen si rrezik për diabetin si rritja e yndyrës trupore dhe rezistenca ndaj insulinës, një studim i madh dhe afatgjatë nuk ka gjetur lidhje të pavarur mes moshës apo llojit të menopauzës dhe shfaqjes së diabetit.

Menopauza natyrale, si dhe ajo e shkaktuar kirurgjikisht, janë lidhur më herët me ndryshime në metabolizmin e glukozës në periudhën pas menopauzës. Kjo ka çuar shumë studiues në supozimin se menopauza e hershme (mes moshës 40–45 vjeçe) apo menopauza e parakohshme (para moshës 40 vjeçe) mund të rrisë rrezikun për diabet të tipit 1 ose tipit 2. Megjithatë, studimi i ri, i cili ka analizuar të dhënat e gati 147.000 grave, të ndjekura për një periudhë mesatare prej 14,5 vitesh, ka arritur në përfundimin se nuk ekziston një lidhje e pavarur ose klinikisht e rëndësishme mes moshës apo llojit të menopauzës dhe fillimit të diabetit.

Mosha mesatare e pjesëmarrëseve ishte 60 vjeçe, ndërsa mbi 60 për qind e tyre ishin të klasifikuara si mbipeshë ose obeze. Rreth 6.600 gra (4,5 për qind) u diagnostikuan me diabet gjatë periudhës së ndjekjes. Edhe pse incidenca ishte pak më e lartë te gratë me menopauzë më të hershme (5,2% krahasuar me 4,2%), kjo diferencë humbi rëndësinë statistikore pas analizave të thelluara. Studiuesit vunë re se incidenca e diabetit ishte dukshëm më e lartë te gratë me faktorë të tjerë rreziku, si pirja e duhanit (7,5%) obeziteti (10,8%) konsum i ulët i perimeve (6,8%) përdorimi i barnave për uljen e kolesterolit (10%) konsum i lartë i kripës së shtuar (7%). Sipas autorëve, lidhjet e gjetura në analizat fillestare ishin të ndikuara nga faktorë ngatërrues, jo nga menopauza në vetvete.

Studiuesit theksojnë se nevojiten studime të tjera për të kuptuar më mirë lidhjen mes menopauzës së hershme ose të parakohshme dhe sëmundshmërisë apo vdekshmërisë, në mënyrë që të përmirësohen masat e parandalimit dhe skriningut. Dr. Stephanie Faubion, drejtoreshë mjekësore e The Menopause Society, shprehet se rezultatet janë pjesërisht inkurajuese: “Edhe pse gratë pas menopauzës kanë një rrezik më të lartë për diabet, duket se kjo nuk lidhet me moshën e menopauzës apo me faktin nëse ajo është natyrale apo kirurgjikale, por kryesisht me faktorë kardiovaskularë dhe stilin e jetesës. Këto faktorë, si hipertensioni, kolesteroli i lartë, pirja e duhanit, ushqyerja dhe aktiviteti fizik, mund të kontrollohen dhe të modifikohen, ndryshe nga mosha në të cilën shfaqet menopauza.”

Previous ArticleLAJM I BUJSHËM/ “Mrekullia Schumaker”, legjenda e Formula 1 ngrihet nga shtrati
Next Article kufijtë Ballkanik të pakalueshëm për kamionët, shkak protesta e transportuesve

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.