”Fytyra si skuth”/Ilir Vrenozi me Selin debatojnë ashpër për Kristin: Më thoshte ik shtrihu, më mbuluat…

featured
Press Online
22 Dhjetor 2025, 12:51

“Big Brother VIP” ka nisur edicionin e tij të pestë dhe që në ditët e para nuk kanë munguar debatet dhe diskutimet mes banorëve. Një nga përplasjet më të komentuara ka qenë ajo mes Ilir Vrenozit dhe Selinit, e cila lidhet me sjelljen e Kristit brenda shtëpisë.

Gjatë bisedës, Vrenozi shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke ironizuar situatën dhe duke deklaruar se ishte lënë në divan për të fjetur, ndërsa sipas tij, Kristi kishte vepruar me qëllim.

“Më thoshte ik shtrihu, më latë aty më mbuluat, doli ky skuthi na solli këtu”, u shpreh Iliri.

Nga ana tjetër, Brikena ndërhyri në diskutim duke theksuar se e kishte kuptuar lojën e Kristit pa e thënë hapur. Sipas saj, veprimi ishte bërë që Vrenozi të pushonte dhe të flinte në divan. Debati u shoqërua edhe me komente ironike dhe batuta, ku Vrenozi e quajti Kristin “skuth me të qeshur të ngjeshur”, duke e akuzuar se i bënte gjërat “për interesa të vogla”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter