Gjendet i vdekur në qeli një i burgosur në Dubravë

featured
Press Online
18 Qershor 2026, 15:46

Një person i privuar nga liria është gjetur pa shenja jete të enjten në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Lajmi është konfirmuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, të cilët kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Pavijonin D të kësaj qendre korrektuese, ku janë të vendosur të burgosurit me nevoja të veçanta.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me rrethanat e vdekjes, ndërsa organet kompetente pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.

Për rastin janë njoftuar institucionet përkatëse, të cilat do të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat që çuan në vdekjen e të burgosurit.

“Zyrtarët korrektues kanë hasur në një rast të vetëvarjes së të burgosurit me inicialet K.N. dhe kanë reaguar menjëherë së bashku me personelin mjekësor, duke i ofruar ndihmën e parë dhe duke e transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter