Po përgatiten ndryshime ligjore për trotinetët

featured
A man drives on a flash electric scooter past a Bird electric scooter on the station bridge in Zueirch on June 24, 2019. (KEYSTONE/Christian Beutler) Ein Mann faehrt auf einem Flash E-Scooter an einem von Bird E-Scooter vorbei auf der Bahnhofbruekce in Zueirch am 24. Juni 2019. (KEYSTONE/Christian Beutler)
Press Online
18 Qershor 2026, 14:22

Po përgatiten ndryshime ligjore për rregullim të prëdorimit të trotinetëve elektrikë me qëllim të rritjes ssë sigurisë në komuniakcion, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në Qeveri në prezantimin e projektit ncional “Ndërprerja e ciklit të dhunës – preventivë sistematike e dhunës familjare dhe mes moshatarëve përmes sistemit arsimor”.

Ai informoi se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të parashtrojë propozim-ndryshime të Ligjit për siguri të komunikacionit në rrugë, në bazë të rekomandimeve nga ekspertët dhe shërbimet profesionale të Ministirisë.

“Do të shkojmë me ashpërsim të politikës ndëshkuese dhe të rregullativës në pjesën e drejtimit të trotinetëve elektrikë, posaçërisht tek të rinjtë”, theksoi Toshkovski.

Ministri theksoi se analizat tregojnë se pjesa më e madhe fatkeqësive në rrugë me trotinetë ndodhin tek popullata e re, posaçërisht tek personat deri 17-18 vjeç.

“Drejtimi ilegal, vozitja me dy apo tre persona, pa kaska dhe pa respektim të rregullave çon drejt pasojave serioze”, theksoi Toshkovski.

Ai shtoi se disa ndryshime do të përfshijnë edhe rritje të kufirit të moshës për drejtim të trotinetëve elektrikë, m qëllim që të mbrohen më të rinjtë dhe të pakësohen rreziqet në komunikacion.

Lidhur me problemin me kalimin ilegal në Bit-pazar, Toshkovski theksoi se çështja tashmë është e hapur në koordinimet mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qytetit të Shkupit dhe paralajmëroi aktivitete konkrete në periudhën në vijim.

“Ekzistojnë koordinime të rregullta dhe kjo temë tashmë është shqyrtuar. Në të ardhmen prisni veprime konkrete për përmirësim të sigurisë”, deklaroi ministri.

Ai theksoi se, krahas masave institucionale, kyçe është edhe përgjegjësia e qytetarëve në respektimin e rregullave në komunikacion.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter