Filipçe: Bullgarët të përfshihet në Kushtetutë

featured
Press Online
18 Qershor 2026, 14:48

Qëndrimi është i qartë. Korniza negociuese është kornizë negociuese, e cila është e qartë dhe e njëjtë me atë që është për të gjitha vendet e tjera, si për Malin e Zi, si për Shqipërinë, ka thënë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe i cili sot iu përgjigj pyetjes së gazetarëve në lidhje me negociatat me BE-në. Ai theksoi se në kuadër të propozimit francez dhe protokolleve që tashmë janë miratuar, protokolli i parë ku merren detyrime për të respektuar marrëveshjet për fqinjësi ndëretnike dhe për të inkurajuar punën e Komisionit historik nuk është një kusht formal, zyrtar, për të qenë subjekt i një bllokade në rrugën e integrimit evropian, dhe siç tha ai “është diçka për të cilën flasim gjatë gjithë kohës”.

“Kemi një kornizë të pastër negociuese, brenda së cilës duhet të respektohen të drejtat e pakicave, prandaj bullgarët duhet të hyjnë në Kushtetutë si një pakicë nga shumë, krahas kroatëve e kështu me radhë. Dhe më tej, Komisioni historik që duhet të bëjë punën e vet, gjë që nuk është diçka e re. Shumë vende kanë pasur komisione të tilla historike. Dhe nuk është e vërtetë që vetëm ne kemi atë detyrim për të respektuar të drejtat e pakicave. Dhe do të jap një shembull, tani shumë të freskët dhe aktual, të cilin kryeministri nuk e komentoi fare, përveç sulmit ndaj opozitës, këtu se ishte jokonstruktive brenda kornizës së narrativës së tij. Dhe ky është rasti me Ukrainën. Ky është rasti pasi kryeministri i ri hungarez për dallim nga paraardhësi i tij Orban, miku i madh i Hristijan Mickoskit i cili i dha atij një miliard euro kredi, bëri një marrëveshje me Ukrainën dhe ukrainasit morën përsipër detyrimin për të punuar në përgatitjen e një plani për respektimin e të drejtave të pakicës hungareze në Ukrainë dhe filluan negociatat me Bashkimin Evropian”, tha Filipçe.

Ai tha se kriteret nuk vlejnë vetëm për Maqedoninë, por edhe për vendet e tjera, dhe siç tha Filipçe, Komisioni historik nuk është bazë për një bllokadë të re ose ndonjë bllokadë të mëtejshme në procesin e integrimit. Ai pyeti se nga çfarë ka frikë qeveria.

“Si mundet që Komisionit historik të jetë objekt i bllokadës? Kjo është e pamundur. Pse do të ishte? Komisioni historik inkurajohet të punojë dhe duhet të vendosë me konsensus. Pra, askush nuk mund të na imponojë një zgjidhje për rishikimin e historisë, nëse anëtarët tanë në Komisionin historik nuk pajtohen me të, nëse ka një tendencë të tillë, le të themi. Ai komision vendos me konsensus”, ka thënë Filipçe.

Ai theksoi se si opozitë nuk do të jenë alibi për kryeministrin Mickoski për zgjedhje të parakohshme. Ai beson se zgjedhjet do të mbahen kur thesari i shtetit të mbetet pa para, dhe siç tha ai, para ka gjithnjë e më pak. Sipas tij, e ardhmja dhe vendi i Maqedonisë është në Evropë, dhe për të luftuar për pakicat në vendet e tjera ekzistojnë mekanizma të tjerë, siç janë Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg, Parlamenti Evropian. “Nuk mund të mbijetojmë me këtë. Mali i Zi ka ecur përpara, Shqipëria ka ecur përpara. E gjithë kjo është një justifikim nga kryeministri. Nëse ai nuk është i sigurt për veten dhe identitetin e tij dhe kërkon mbrojtje, nuk mund ta udhëheqë vendin”, thotë Filipçe.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter