Dronët turq në Kosovë, Osmani-Vuçiqit: S’mund ta kërcënosh Turqinë si fqinjët tuaj

featured
Press Online
09 Tetor 2025, 05:43

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka reaguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e sulmoi Turqinë, pasi Kosova pranoi mijëra dronë kamikaz nga ky shtet.

Osmani tha se në të njëjtën ditë kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e lavdëroi Turqinë dhe Erdoganin për udhëheqjen në promovimin e paqes dhe sigurisë globale, Vuçiqi “pa turp po e sulmon Turqinë, një vend që si anëtare e NATO-s, po na ndihmon në mbrojtjen e paqes”.

“Jam krenare që kam punuar ngushtë me Presidentin Erdogna, një njeri fjale, që gjithmonë ka treguar kujdes të thellë dhe të sinqertë për të gjithë popujt e rajonit tonë, dhe që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe paqes”.

“Ndërkohë, Vuçiqi duket se beson se mund të kërcënojë një vend të madh të NATO-s si Turqia, në të njëjtën mënyrë siç kërcënon vendet fqinje. Në vend që të bashkëpunojë ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s, ai po e shtyn përpara bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, shkroi Osmani.

“Vuçiqi duhet të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, në vend që të sulmojë vazhdimisht fqinjët e tij. Por, për mendësinë e tij hegjemone, të mbetur në të kaluarën dhe të fiksuar pas frikësimit të të tjerëve, një pjekuri e tillë duket e paarritshme”.

“Faleminderit, Presidentit Erdogan dhe popullit vëllazëror të Turqisë që na ndihmoni të mbrojmë paqen dhe që gjithmonë qëndroni pranë popullit të Kosovës”, shkroi Osmani.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter