Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
#lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Niko Komani për të na njohur me trendet e vjeshtës dhe për të komentuar veshjet dhe stilet e disa nga figurave më të dashura televizive. Ai u shpreh:
I urrej rripat por i përdor nëpër punë. Grida ka theksuar belin, do të doja pantallona pak më të gjera të krijojnë pak më shumë autoritet edhe më serioze. Unë mendoj se Grida ka thyer tabu në emisione serioze, më pëlqejnë gjetjet pa dalë nga korniza. Grida është një ikonë, star i prime time, zbulim.

Stili i Krisës më pëlqen, më pëlqen më shumë stili i saj se ai në emisione. Në përgjithësi jam kundër sandaleve dhe getave, jo për një look të tillë.

Jo stili i Elonës se ajo vesh shumë ngjyra, më pëlqen më shumë përditshmëria e Elonës se në ekran, në përditshmëri është super moderne.








