Niko Komani: Egli Tako gjatë koncerteve nuk më ka pëlqyer sepse…

featured
Press Online
07 Tetor 2025, 22:00

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

#lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Niko Komani për të na njohur me trendet e vjeshtës dhe për të komentuar veshjet dhe stilet e disa nga figurave më të dashura televizive. Ai u shpreh:

Bieta Sulo te kjo foto nuk është e preferuara ime, më pëlqen më shumë me xhinise, me këmisha bluza casual. Më pëlqen më shumë ai stil, këtu më duket më e madhe seç është. Mendoj modeli i fustanit nuk është për karakterin e Bietës, është për prezantuese të tjera kjo.

Egli Tako gabimi i parë është byryzlyku mbi xhaketë. Nuk duhet sepse ti e tregon me çdo kusht që ke dhe atë byrzylykun. Në tërësi jam i lodhur pak nga trendi i kostumeve në të njejtin format, pak e lodhshme. Gjatë koncerteve nuk më ka pëlqyer. Prisja pak më cool disa herë më dukej shumë thjesht sepse kishte vëmendjen e të gjithëve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter