Piloti i njohur maqedonas i automobilizmit, Igor Stefanovski – Ixhe, vazhdon të shkruajë historinë e autosportit maqedonas! Kampioni i trefishtë evropian në garat malore këtë fundjavë do të debutojë në EURO NASCAR PRO, si pjesë e ekipit Speed House S20 Team, në finalen e kampionatit që do të zhvillohet në pistën legjendare Zolder në Belgjikë.
Ixhe bëhet maqedonasi i parë që merr pjesë në këtë seri prestigjioze nën licencën e NASCAR-it amerikan, kampionati më i njohur i automobilizmit në SHBA, i cili prej më shumë se një dekade ka edhe versionin e tij evropian.
“Në vitin 2020 duhej të garoja në këtë kampionat, por pandemia e ndaloi këtë plan. Më në fund, para pak ditësh mora ftesë nga organizatorët që të jem pjesëmarrës në garën e fundit në Zolder. Është mirë që e njoh pistën – këtu kam fituar në ETCC në vitin 2017,” – deklaroi Stefanovski.
Idže thotë se kjo do të jetë një sfidë e re në karrierën e tij, pasi do të garojë me një makinë që nuk e ka provuar më parë, në një klasë me rreth 26 pilotë profesionistë.
“Kjo do të jetë gara ime e 201-të dhe me të hap një kapitull të ri. Do të jem pjesë e një konkurrencë të fortë – vitin e kaluar këtu garoi Jacques Villeneuve, ndërsa këtë vit edhe legjendari Yvan Muller. Është një nder i madh, por edhe një motivim i jashtëzakonshëm,” – shtoi ai.
Stefanovski thekson se rezultati nuk do të jetë prioriteti i tij, por njohja me makinën dhe kampionatin, si hyrje në pjesëmarrje të mundshme të ardhshme në këtë kategori elitare.
Kompania VLT (Video Lotaria Casinos Austria) ka mbështetur Ixhen për vite me rradhë, duke besuar në vizionin e tij sportiv dhe në suksesin maqedonas. Me të njëjtin shpirt pasioni, guximi dhe këmbënguljeje, do të vazhdojmë të mbështesim Ixhen – kampionin tonë që e çon Maqedoninë në pistat evropiane!








