Temperaturat e ulëta e përshpejtojnë fillimin e sezonit te ngrohjes

featured
Press Online
01 Tetor 2025, 13:13

Për shkak të rënies së temperaturave, sezoni i ngrohjes në Shkup do të nisë më herët se data zyrtare. Prej nesër, 2 tetor, konsumatorët e lidhur në sistemin e ngrohjes qendrore që menaxhohet nga EMV do të furnizohen me energji termike.

Nga EMV apelojnë qytetarët të kryejnë me kohë riparimet e instalimeve të brendshme dhe të sigurojnë qasje të papenguar në nënstacionet e ngrohjes. Përndryshe, sezoni zakonisht fillon më 15 tetor, por rregullorja lejon nisjen më herët nëse mesatarja ditore e temperaturave bie nën 12 gradë Celsius.

Për nesër është parashikuar temperaturë mesatare prej 10 gradë, çka i plotëson kushtet për prodhim dhe shpërndarje të ngrohjes.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter