Universiteti u Tiranës sot në një akademi solemne i ka ndarë titullin “Doctor Honoris Causa” liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut kryetari tl Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit për ndërtimin e paqes dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.
Ali Ahmeti
Sot pata nderin e veçantë të pranoj titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës.
Ky vlerësim lidhet ngushtë me rrugëtimin tonë të përbashkët për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve, ndërtimin e paqes dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.
Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjithë ju, për çdo sakrificë, çdo përpjekje dhe çdo hap që kemi bërë së bashku në këtë rrugë të gjatë.
Jam mirënjohës për këtë nderim dhe i vendosur që të vazhdojmë punën për çështjen kombëtare dhe për të ardhmen evropiane të vendit tonë.








