Ministria e Arsimit dhe Shkencës në reagim ndaj konferencës së LSDM-së për shtyp thekson se në mënyrë sistematike e kanë zgjidhur çështjen me furnizim dhe dërgesë të librave shkollorë, të cilët janë shtypur dhe dërguar në të gjitha shkollat.
Katër ministra në Qeverinë e LSDM-së udhëhoqën me Ministrinë e Srsimit dhe Shkencës në periudhë prej shtatë viteve dhe nuk arritën të sigurojnë libra shkollorë për filloristët, as për nxënësit e shkollave të mesme. Tani kur situata është tejkaluar, kjo parti politike, ana e dobët e së cilës është arsimi, po tenton mu në këtë fushë të grumbullojë pikë politike. Nuk ia dolën, sepse libra ka. I tërë tirazhi që ishte kërkuar nga shkollat është shtypur dhe dërguar”, thuhet në reagimin e MASH-it.
Kryesia e tanishme, theksojnë nga MASH-i, në mënyrë sistematike e zgjidhi këtë sfidë nga e kaluara, me vendimin e ri ligjor në përpunimin e të cilit morën pjesë të gjithë faktorët e prekur, si dhe me angazhim intensiv të institucioneve, organeve dhe trupave kompetente.
Janë shtypur të gjithë librat e miratuar paraprakisht për të gjitha lëndët. Për herë të parë pas shtatë viteve, janë siguruar edhe libra të rinj për gjuhët e huaja për të gjitha klasat. Libra tërësisht të ri ka për klasën e shtatë fillore dhe për vitin e parë të arsimit gjimnazial, për shkak të zbatimit të programeve të reja mësimore nga ky vit shkollor, potencojnë nga MASH-i.
Ripërtëritja e programeve mësimore dhe librave, siç theksojnë nga Ministria, do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, sepse ato janë baza e arsimit cilësor, së bashku me mësimdhënësit dhe kushtet infrastrukturore.


