Nga nesër vijon periudha e motit me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla lokale dhe rritje graduale të temperaturave të ditës, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht do të jetë e përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 21 gradë, ndërsa të ditës do të jenë në interval prej 30 deri në 35 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Temperatura e ditës do të arrijë rreth 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 33 gradë Celsius.



