Ndërsa Uashingtoni po përgatitet të mirëpresë Volodymir Zelenskyn për bisedime vendimtare me Donald Trump të hënën, udhëheqësit europianë nga koalicioni i vullnetarëve do të zhvillojnë një konferencë online këtë të diel.
Ajo do të bashkëdrejtohet nga kryeministri britanik Starmer, presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman Scholz dhe pritet të nxjerr një qëndrim të përbashkët nëse Europa do të mbështesë një armëpushim apo një marrëveshje paqeje të përhershme.
Europianët dhe Ukraina kanë kërkuar deri tani një marrëveshje armëpushimi që do të ndalonte luftimet, ndërsa presidenti Trump ka hequr dorë nga kërkesa e tij për armëpushim dhe ka thënë se palët duhet të negociojnë një marrëveshje përfundimtare për paqe.
Shumë media Perëndimore kanë raportuar se pas takimit me Putin, Trump i ka kërkuar Zelenskyt të dorëzojë rajonin e Donjeskut në këmbim të ngrirjes së pjesës më të madhe të vijës së frontit.
Por një shkëmbimi i territorit është kundërshtuar në mënyrë kategorike nga Zelensky dhe aleatët europianë. Ndërkohë pavarësisht rritjes së përpjekjeve diplomatike, luftimet në vijën e parë nuk janë ndalur.
Pala ukrainase ka bërë të ditur se ka përparuar rreth dy kilometra në frontin lindor pranë qytetit të Sumit.
Ndërsa Rusia ka thënë se ka kapur dhe shkatërruar 300 dronë ukrainas dhe se ka goditur vendet e magazinimit të raketave operacionale-taktike në Ukrainë.


