Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe koalicioni VLEN sot u përfshinë në një përplasje të hapur politike, duke u akuzuar në mënyrë të ndërsjelltë se koalicionet e tyre janë në shpërbërje e sipër, informon PressOnline.al.
Në komunikatat e publikuara edhe në faqet zyrtare të Facebook-ut të këtyre partive, thuhet se ka braktisje nga ana e anëtarëve dhe partive që janë pjesë e koalicioneve.
Nga BDI pretendojnë se ka “çdo ditë largime nga strukturat e VLEN-it në të gjitha komunat”, duke shtuar se kjo gjendje ka sjellë panik tek koalicioni dhe tek Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti.
„Kjo situatë është pasojë e gënjeshtrave ndaj shqiptarëve, e përfitimeve personale dhe e braktisjes së qëndrimeve kombëtare për interesa të ngushta të Mexhitit dhe rrethit të tij të ngushtë“, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Nga kjo parti gjithashtu paralajmërojnë se “ndëshkimi i qytetarëve për këto politika do të vijë shumë shpejt”.
Aktualisht, VLEN nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj këtyre akuzave, por përplasja mes dy blloqeve shqiptare tregon për tensionet e brendshme politike dhe garën për elektoratin shqiptar. (PressOnline.al)







