Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Përplasje BDI-VLEN për rrugën “Hasan Prishtina”, Qyteti i Shkupit ka tjera prioritete

Press Online30 Gusht 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

BDI dhe VLEN përplasen për bulevardin “Hasan Prishtina”, përkatësisht hyrjen nga drejtimi i Kosovës në Shkup. BDI thotë se autostrada pa këtë lidhje do të mbetet e cunguar dhe akuzon VLEN-in se, në vend që të vazhdojë projektet e përgatitura më herët, po i ndryshon prioritetet.
Nga partia blu thonë se gjatë qeverisjes së tyre ishin siguruar 6 milionë për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, ndërsa akuzon VLEN-in se paratë po i orienton drejt një projekti tjetër në qendër të Shkupit.

“Në vend që këto mjete të përdoren për realizimin e këtij projekti strategjik, VLEN po i largon ato dhe po i orienton drejt një projekti tjetër në qendër të Shkupit. Kjo është dëshmi e qartë e paaftësisë për të kuptuar dhe realizuar projekte strategjike, por edhe e hipokrizisë së tyre ndaj lidhjes Shkup- Bllacë”, thonë nga BDI.

Por VLEN e sheh situatën krejt ndryshe. Nga kjo parti thonë se BDI-ja për dy dekada ka premtuar projekte infrastrukturore, ndërsa sot, sipas tyre, dallimi është se projektet kanë kaluar nga premtime në ndërtime.

“BDI-ja sërish del të mburret me “sigurimin” e parave dhe projekteve, ndërsa qytetarëve u ofron të njëjtën histori që e kanë dëgjuar për 20 vjet. Për dy dekada, BDI-ja premtoi projekte, paralajmëroi autostrada, projektoi rrugë dhe fliste për investime. Por në fund, qytetarëve u mbetën premtimet, ndërsa elitës partiake privilegjet”, theksojnë nga VLEN.

Ndryshe, rruga “Hasan Prishtina”, e njohur si Rruga e Kaçanikut, vazhdon të mbetet një nga pikat problematike të qarkullimit mes Shkupit dhe Kosovës. Nga Qyteti i Shkupit për TV21 më herët kanë deklaruar se fokusi aktual është te nyja e Momin Potokut dhe segmenti deri te Bulevardi “Sllovenia”, ndërsa paralelisht po përgatitet dokumentacioni për zgjerimin e bulevardeve “Cvetan Dimov” dhe “Brigada e Kosovës”. Pas përfundimit të këtyre projekteve, është paraparë të shqyrtohet edhe rikonstruksioni i plotë i rrugës në Vizbeg.

Previous ArticleErjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në Vlorë: I hap rrugë përzgjedhjes së drejtuesve të rinj
Next Article 40 kilometra për të mësuar gjuhën amtare! Nxënësit shqiptarë të Idrizovës pa mësim në shqip pas klasës së pestë

Lajme të ngjashme

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.