Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në “Click” të RTV21, ka kritikuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke e quajtur bllokimin e Kuvendit si një pengmarrje të institucioneve demokratike nga një subjekt politik që, sipas saj, nuk e ka fituar shumicën dhe nuk po e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Për kaq muaj kemi bllokim të Kuvendit, kemi marrje peng të institucioneve demokratike të Kosovës nga një subjekt politik, ndonëse nuk e ka fituar shumicën, ndonëse nuk e respekton aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, me arbitraritet të plotë vendos që sistematikisht të cenojë Kushtetutën e Kosovës”, tha Deliu.







