Anulohet procedura për furnizimin dhe vendosjen e targave me ngjyrë për automjetet zyrtare

featured
Press Online
11 Gusht 2025, 10:54

Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar procedurën e tenderimit për blerjen e targave për automjetet zyrtare, për shkak të ankesave që aktualisht po shqyrtohen nga Komisioni Shtetëror për Ankesa.

Paralelisht, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të gjitha automjetet zyrtare të pajisen me targa speciale me ngjyrë, me shumë gjasa të kuqe, deri më 15 shtator 2025, me qëllim rritjen e transparencës dhe parandalimin e abuzimeve.

Gjithashtu, do të krijohet një regjistër i posaçëm i automjeteve shtetërore, i cili do të mundësojë evidencë të saktë për vendndodhjen dhe përdorimin e çdo automjeti zyrtar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter