Pacolli: Grupet e jashtëligjshme po vandalizojnë Aeroportin e Vlorës, shteti të ndërhyjë urgjentisht

featured
Press Online
14 Qershor 2026, 22:44

Biznesmeni i MABCO, Behgjet Pacolli ka shprehur shqetësimin për atë që e cilëson vandalizim dhe grabitje të aseteve në Aeroportin e Vlorës, duke kërkuar ndërhyrje urgjente të institucioneve shtetërore dhe organeve të drejtësisë.

Pacolli ka deklaruar se prej muajsh kompania e tij nuk lejohet të hyjë në ambientet e aeroportit që ka ndërtuar, ndërsa persona të paautorizuar, sipas tij, po hyjnë në terminal, po dëmtojnë inventarin dhe po marrin materiale.

“Persona të paautorizuar hyjnë e dalin nga terminali, marrin materiale, dëmtojnë inventarin, vandalizojnë ambientet dhe, sipas informacioneve që marrim, madje tentojnë të disponojnë  pasuri që nuk u përkasin e deri të shitja e e aseteve, pa prezencen tone!”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë thirrje për hetim të menjëhershëm të të gjithë personave të përfshirë, duke theksuar se bëhet fjalë për mbrojtjen e një investimi strategjik me vlerë qindra milionë euro.

Pacolli ka publikuar edhe fotografi nga ambientet e brendshme të aeroportit, të cilat, sipas tij, dëshmojnë dëmtimet e shkaktuara.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter