Arben Taravari: VLEN ka pranuar robërinë në emër të pushtetit

featured
Press Online
08 Korrik 2025, 23:55

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj koalicionit VLEN, duke e akuzuar për mungesë barazie në bashkëqeverisje dhe për nënshtrim brenda koalicionit qeverisës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Taravari ka shkruar:

“Partneriteti pa barazi është robëri e maskuar me shtrëngime duarsh e buzëqeshje të ngrira. S’bëhet se nuk vlen!”

Deklarata e tij vjen në një moment të ndjeshëm politik, kur koalicioni qeverisës është nën lupën e opinionit publik për funksionimin e marrëdhënieve mes partnerëve dhe përfaqësimin e shqiptarëve në pushtet.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter