Fetai takoi delegacionin e Shërbimit Europian për Punë të Jashtme

featured
Press Online
30 Qershor 2025, 19:16

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, priti sot në takim delegacionin e Shërbimit Europian për Punë të Jashtme, të kryesuar nga Zuzana Michalcova Sutiakova, Shefe e divizionit për Ballkanin Perëndimor.

Në takim, Fetai theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar ta kthejë sundimin e ligjit në vend, duke bërë përpjekje konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe parandalimit të tij.

Zëvendëskryeministri Fetai e njoftoi delegacionin europian për hapat që ka ndërmarrë kabineti i tij në këtë drejtim, përfshirë miratimin e Planit Vjetor të Punës i përqendruar kryesisht në luftën kundër korrupsionit, krijimin e Trupit Ndërresorial për Koordinimin e Luftës kundër Korrupsionit, si dhe miratimin e Strategjisë së re për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Aseteve të Paligjshme.

U bisedua gjithashtu rreth Agjendës Reformuese të Qeverisë, e cila po vijon me kapacitet të plotë, në përputhje me synimet për harmonizim me legjislacionin e BE-së.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter