Trump thumbon Macron: Largimi im nga G7 s’ka të bëjë me armëpushimin, Emmanueli gjithmonë e ka gabim

featured
Press Online
17 Qershor 2025, 08:10

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një tjetër postim në rrjete sociale.

Ai ka mohuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron, duke thënë se ky i fundit “gabon” kur pretendon se Trump po largohet nga samiti i G7 për të punuar për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.

“Shumë më e madhe se kaq”, shtoi Trump.

“Presidenti që kërkon publicitet, Emmanuel Macron i Francës, gabimisht tha se unë po largohem nga Samiti i G7, në Kanada, për t’u kthyer në Uashington dhe për të punuar për një ‘armëpushim’ mes Izraelit dhe Iranit”, shkroi Trump.

“Gabim! Ai s’ka asnjë ide pse jam në rrugë për në Ëashington, por me siguri nuk ka të bëjë me një armëpushim. Është diçka shumë më e madhe.

Qoftë qëllimisht apo jo, Emmanuel gjithmonë e ka gabim. Qëndroni në pritje!”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter