Sot mbahet tentativa e 33-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

featured
Press Online
17 Qershor 2025, 07:48

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në përpjekjen e 33-të për t’u konstituuar, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Deri më tani, përpjekjet për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit kanë dështuar për shkak të mungesës së votave dhe mosmarrëveshjeve ndërmjet partive politike.

Në seancën e fundit, nuk u miratua propozimi për krijimin e Komisionit Zgjedhor – një hap i domosdoshëm për mbajtjen e votimit të fshehtë. Kryesuesi Avni Dehari kishte kërkuar nga subjektet politike të propozonin anëtarët e tyre për këtë komision, por propozimi nuk kaloi.

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, vazhdon të mos marrë përkrahjen e nevojshme nga partitë opozitare, të cilat kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin. LVV, nga ana tjetër, ka bërë të qartë se nuk do ta ndryshojë kandidaturën.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter