E marta shënon tentimin e 33-të në konstituimin e Kuvendit, por tentimi i 32-të shënoi edhe mungesën e 45 deputetëve, numër që ka shkuar duke u rritur, sidomos herët e fundit.
Disa nga deputetët edhe e kanë paralajmëruar një gjë të tillë në tentimet paraprake.
Nait Hasani, Deputet I Kuvendit të Kosovës ” Unë sot për herë të fundit vijë, 30-të në libër të genisit jemi”.
Daut Haradinaj, Deputet i AAK-së tha “Shumica e deputetëve janë duke e bojkotu kuvendin, edhe po doket që jemi duke shkuar drejtë zgjedhjeve”.
Mërgim Lushtaku, Deputet i PDK-së deklaroi “Secili deputet mundët me thanë qëndrimin e vet nëse do të vijë në kuvend ose jo, sigurisht edhe për neve është e mundimshme me ardh edhe mos me pas një rezultat ndryshe”.
Më në fund, më gjatë për këtë ka folur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Mungesa në seancën e fundit pati goxha edhe nga parta e tij, por ai ka tjetër mendim për situatën.
Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës tha se “Ata që vinë por bojkotojnë duke mos votuar nuk e dijë pse vijnë, për bindjen time ardhja në Kuvend për vazhdimin e seancës dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje e papërgjegjshme”.
Por, mungesa në seancat konstituive në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme dhe anti-kushtetuese sipas Melos Selamanit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Melos Selmani, Instituti i Kosovës për Drejtësi deklaroi se “Psh: Neni 22 i rregullorës së Kuvendit të Kosovës e përcakton qartë që deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës e kanë obligim që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit përfshirë këtu edhe seancën konstituive, po ashtu edhe neni 74 i kushtetutës së Republikës së Kosovës flet për përgjegjësinë e deputetëve ushtrojnë detyrën e tyre në përgjegjësinë e saj , duke përfshirë këtu edhe ardhjën në seanca”.
Ndërkaq, mungesën e tyre në seanca analistja politike Magbule Shkodra e sheh si arsyeje e fillimit të pushimeve.
Magbule Shkodra, Analiste politike tha se ” Kjo kuptohet, është koha e pushimeve dhe ata prioritet i kanë pushimet e veta e jo konstituimin e kuvendit, po në anën tjetër unë besoi se ata janë në dijeni të situatës nga partia e vet sepse me shumicë mungonin te Lëvizja Vetëvendosje”.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës po tentojnë që nga 15 prilli të bëjnë konstituimin dhe deri tani krejt çka është arritur, është betimi i vet atyre.



