Izraeli do të bllokojë shkuarjen e Greta Thunbergut me anije në Gazë

featured
Press Online
08 Qershor 2025, 22:33

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz e ka urdhëruar ushtrinë që të mos lejojë anijen në të cilën gjendet aktivistja Greta Thunberg dhe aktivistë tjerë, që të hyjnë në Rripin e Gazës.

“Izraeli nuk do të lejojë askënd që të thyejë bllokadën detare të Rripit të Gazës”, ka thënë Katz përmes një deklarate në rrjetin social X.

Ai ka thënë se i ka urdhëruar forcat e armatosura që të parandalojnë ankorimin e anijes Madleen të Koalicionit Freedom Flotilla.

Duke iu drejtuar Thunbergut dhe 11 aktivistëve tjerë në bord, Katz ka thënë: “Ju duhet të ktheheni mbrapsht, sepse nuk do të arrini në Gazë”.

Ministri i Mbrojtjes e ka përshkruar ekipin në anije si “aktivistë të ekstremit të majtë”.

Ai e ka përmendur se bllokada detare në Gazë është vendosur më 2007, kur grupi palestinez Hamas – i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – është ngjitur në pushtet, dhe përmes saj synohet të parandalohet furnizimi i grupit me armë.

Koalicioni Freedom Flotilla ka thënë se dëshiron të dërgojë ndihma për foshnjat dhe pajisje mjekësore për banorët e Gazës, dhe e ka përsëritur disa herë se nuk ka armë në bord.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz e ka urdhëruar ushtrinë që të mos lejojë anijen në të cilën gjendet aktivistja Greta Thunberg dhe aktivistë tjerë, që të hyjnë në Rripin e Gazës.

“Izraeli nuk do të lejojë askënd që të thyejë bllokadën detare të Rripit të Gazës”, ka thënë Katz përmes një deklarate në rrjetin social X.

Ai ka thënë se i ka urdhëruar forcat e armatosura që të parandalojnë ankorimin e anijes Madleen të Koalicionit Freedom Flotilla.

Duke iu drejtuar Thunbergut dhe 11 aktivistëve tjerë në bord, Katz ka thënë: “Ju duhet të ktheheni mbrapsht, sepse nuk do të arrini në Gazë”.

Ministri i Mbrojtjes e ka përshkruar ekipin në anije si “aktivistë të ekstremit të majtë”.

Ai e ka përmendur se bllokada detare në Gazë është vendosur më 2007, kur grupi palestinez Hamas – i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – është ngjitur në pushtet, dhe përmes saj synohet të parandalohet furnizimi i grupit me armë.

Koalicioni Freedom Flotilla ka thënë se dëshiron të dërgojë ndihma për foshnjat dhe pajisje mjekësore për banorët e Gazës, dhe e ka përsëritur disa herë se nuk ka armë në bord./RadioEvropaeLirë

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter