SHBA njoftoi tërheqjen e 5.000 trupave nga Gjermania, Berlini: Vendim i pritur

featured
Press Online
02 Maj 2026, 10:37

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e cilësoi si “të pritshme” vendimin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës për të tërhequr 5,000 ushtarë nga bazat e tyre në Gjermani, duke theksuar se prania amerikane në Evropë i shërben edhe interesave të vetë SHBA-së.

Ai nënvizoi se trupat amerikane në Gjermani kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke përfshirë mbështetjen për Ukraina dhe operacionet e përbashkëta parandaluese në kuadër të NATO-s.

Lexo edhe :

Related Posts

“Prania e ushtarëve amerikanë në Evropë, veçanërisht në Gjermani, është në interesin tonë dhe të SHBA-së. Ne bashkëpunojmë ngushtë për paqen dhe sigurinë në Evropë, por edhe për interesa më të gjera në Afrikë dhe Lindjen e Mesme”, deklaroi Pistorius.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit, ai theksoi se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.

“Duhet të bëhemi më shumë evropianë brenda NATO-s, në mënyrë që të mbetemi të fortë në marrëdhëniet transatlantike”, u shpreh ai.

Ministri shtoi se Gjermania është në rrugën e duhur për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake, duke investuar më shumë në pajisje, infrastrukturë dhe inovacion.

Sipas tij, aktualisht në Gjermani janë të dislokuar rreth 40,000 ushtarë amerikanë dhe tërheqja e një pjese të tyre ishte e parashikueshme.

Për misionet e ardhshme, Pistorius bëri të ditur se Gjermania do të bashkëpunojë ngushtë me aleatët, Britaninë e Madhe, Francën, Poloninë dhe Italinë për të forcuar sigurinë dhe koordinimin në rajon.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter