Demokratët amerikanë janë të ashpër me Donald Trump-in për shkak se i shkroi Kongresit se armiqësitë në Iran kanë “mbaruar” dhe për këtë arsye nuk nevojitet autorizim për konfliktin.
Letra e presidentit të Shteteve të Bashkuara shkoi pas afatit 60-ditor që e detyron shefin e Shtëpisë së Bardhë të kërkojë autorizim për të vazhduar luftën:
Shtëpia e Bardhë beson se armëpushimi pezullon afatin 60-ditor, duke anashkaluar kështu nevojën për autorizim nga Kongresi.
Kjo është një luftë e paligjshme dhe republikanët janë bashkëfajtorë, theksoi udhëheqësi liberal i Senatit, Chuck Schumer.
Ndërkohë, gjatë një eventi në Forum Club në Florida, Trump u shpreh:
Më pëlqen të përfundoj një punë më parë. Ndoshta gjatë rrugës për t’u kthyer nga Lindja e Mesme, një nga transportuesit e avionëve mund të ndalet në Kubë.
Orët e fundit, Teherani i ka dorëzuar një “propozim të ri negociues” ndërmjetësve pakistanezë. Letra iu drejtua Uashingtonit zyrtar, por presidenti amerikan tha se “nuk është i kënaqur”.
Nga ana tjetër, Pentagoni planifikon të tërheqë 5 mijë trupa amerikane nga Gjermania. Ky veprim do të sinjalizonte pakënaqësinë e presidentit Trump me nivelin e ndihmës së ofruar nga aleatët e tij europianë në Iran. Reagoi NATO:
Ne po punojmë me Shtetet e Bashkuara për të kuptuar detajet e vendimit të tyre në lidhje me praninë ushtarake në Gjermani. Ky rregullim nënvizon nevojën që Evropa të vazhdojë të investojë më shumë në mbrojtje dhe të marrë përsipër një pjesë më të madhe të përgjegjësisë për sigurinë tonë të përbashkët, tha zëdhënësja e NATO-s.
Ne mbetemi të sigurt në aftësinë tonë për të siguruar frenimin dhe mbrojtjen tonë ndërsa vazhdojmë këtë ndryshim drejt një Evrope më të fortë në një NATO më të fortë.
Në një tjetër zhvillim, në Liban, 13 persona u vranë në sulmet ajrore izraelite në pjesën jugore të vendit.



