Siljanovska Davkova: Barazia gjinore nuk është vetëm statistikë, as det me numra, por një pasqyrë reale e realitetit shoqëror

featured

Të vazhdojmë të investojmë në statistikat gjinore, të forcojmë dialog ndërinstitucional, të ndërtojmë sistem të të dhënave të cilat jo vetëm që do të informojnë, por edhe do të transformojnë, porositi sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin gjatë konferencës me rastin e jubileut të Entit Shtetëror për Statistikë.

Siç theksoi Siljanovska Davkova, barazia gjinore nuk është vetëm statistikë, as det me numra në letër, por një pasqyrë e realitetit shoqëror.

“Të krijojmë shtet në të cilin të gjithë do të jemi të vetëdijshëm se çdo e dhënë pasqyron jetën e dikujt, çdo numër tregon një histori të vërtetë individuale njerëzore, ndërsa puna e çdo njeriu pa dallim gjinie apo identiteti gjinor, duhet të vlerësohet në mënyrë të barabartë, të dëgjohet zëri i secilit, pa marrë parasysh nëse është i zëshëm apo i qetë”, theksoi presidentja.

Në këtë ditë të dytë të shënimit të jubilut, fjalime mbajtën edhe drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Dejan Stankov, udhëheqësja e Zyrës së UN Women, Vesna Ivanoviq-Kastared dhe ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Xhain.

Enti Shtetëror për Statistikë dje me një akademi solemne shënoi 80 vjetorin e themelimit.

Siljanovska Davkova: Barazia gjinore nuk është vetëm statistikë, as det me numra, por një pasqyrë reale e realitetit shoqëror
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.