Cili është roli ose projekti i ëndrrave për ty në të ardhmen?
Patjetër, roli i ëndrrave për mua është një film aksioni ku të jem aktore kryesore, diçka si “Kill Bill” me aktorë
të Hollywood-it. Ky është synimi im: të arrij majat, sidomos me një rol që paraqet një super femër, një lider, jo thjesht një dekor në jetën e një mashkulli, siç shpesh ndodh në filmat aksion. Dua të jem një heroinë që udhëheq dhe tregon forcë, pavarësi dhe guxim!
A ka ndonjë regjisor/e, aktor/e apo artist me të cilin/ën do të doje të punoje?
Tarantino, me siguri, dhe Charlize Theron, nuk bëhet fjalë. Ata janë dy emra që kanë lënë gjurmë të paharrueshme në botën e kinematografisë, duke sjellë një talent të jashtëzakonshëm dhe një vizion
të veçantë. E imagjinoj një mundësi të tillë si një ëndërr që mund të bëhet realitet.




