Moti sot në Maqedoninë e Veriut

featured
Press Online
12 Maj 2025, 08:43

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me periudha me diell. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formën e stuhive. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 5 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17 deri në 25 gradë.

Në Shkup, mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme në disa pjesë të luginës me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë në 25 gradë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter