Kamala Harris për Papa Françesku: Ishte udhëheqës vizionar

featured

Për vdekjen e Pap Françesku, ka reaguar edhe Kamala Harris, ish-zëvendëspresidentja e SHBA-ve.

Ajo ka thënë se Papa Françesku ishte një udhëheqës vizionar.

“Papa Françesku ishte një udhëheqës vizionar që ia kushtoi jetën shërbimit dhe drejtësisë. Ai na inkurajoi të mbronim planetin tonë, mbrojti një kishë më gjithëpërfshirëse dhe u kujdes për të gjithë fëmijët e Perëndisë – veçanërisht për më të pambrojturit mes nesh. Doug dhe unë lutemi për Shenjtërinë e Tij dhe ne bashkohemi me njerëzit anembanë botës në zi për humbjen e tij”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kamala Harris për Papa Françesku: Ishte udhëheqës vizionar
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.