Lana Del Rey dhe bashkëshorti i saj, Jeremy Dufrene, janë shfaqur së bashku në Los Angeles, në një prej daljeve të tyre të rralla publike, vetëm pak javë para përvjetorit të dytë të martesës.
Këngëtarja 41-vjeçare u fotografua teksa dilte nga një dyqan xhinsesh Ralph Lauren, ndërsa bashkëshorti i saj, 51 vjeç, i cili punon si guidë turistike në kënetat e Luizianës, ecte pranë saj me një detaj që nuk kaloi pa u vënë re: çantën me print leopardi të Lanës e mbante ai në shpatull.

Për daljen e saj, Del Rey kishte zgjedhur një stil të thjeshtë dhe casual, me këmishë xhins, bluzë të bardhë, xhinse me bel të lartë dhe atlete, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Dufrene kishte veshur një bluzë gri, pantallona të shkurtra sportive, atlete dhe një kapele.

Edhe pse çifti është tashmë prej gati dy vitesh i martuar, Lana Del Rey ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien larg vëmendjes së mediave dhe jetën e saj private sa më diskrete.
Lana Del Rey dhe Jeremy Dufrene u martuan në shtator të vitit 2024, vetëm disa muaj pasi lidhja e tyre u bë publike.

Martesa e tyre tërhoqi vëmendjen e madhe të fansave, sidomos për shkak të faktit se romanca u zhvillua me ritme të shpejta dhe larg ekspozimit të zakonshëm mediatik që shoqëron një yll të përmasave të Del Rey.
Që prej martesës, këngëtarja ka preferuar të mos ndajë shumë detaje për jetën e saj në çift. Megjithatë, kohët e fundit ajo është fotografuar dhe shfaqur më shpesh pranë Dufrene.

Muajin e kaluar, Lana ndau edhe në Instagram disa momente nga festimet e 4 Korrikut me bashkëshortin e saj në Santa Monica. Postimi u dha fansave një tjetër vështrim të rrallë mbi jetën e tyre larg skenës.
Tashmë, teksa përvjetori i dytë i martesës po afron, çdo shfaqje e çiftit duket se tërheq vëmendje. Dhe këtë herë, përveç paraqitjes së thjeshtë të Lanës, ishte Jeremy ai që mori mbi supe çantën e saj dhe i dha fansave një tjetër moment të vogël nga përditshmëria e çiftit.


