Arteta qetëson tifozët e Arsenalit: Saka nuk është lënduar

featured

Mikel Arteta ka hedhur poshtë pretendimet se Bukayo Saka ka pësuar një dëmtim gjatë fitores 4-0 të Arsenalit ndaj Ipswich.

Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, Arteta e nxori Sakën si parandalim pas një goditje dhe teksa ishte ulur në pankinë i ishte vendosur akull në kyçin e këmbëve.

Ai u pa më vonë duke ecur drejt autobusit të ekipit. Por Arteta zbuti frikën se Saka do të ishte sërish jashtë fushës.

“Nuk mendoj se ka qenë e qëllimshme, por ka qenë padashje. E goditi nga pas”, tha Arteta.

“Arbitri mori një vendim dhe kjo është e qartë. Ai ishte pak i lënduar, por nuk është serioze kështu që është mirë”, shtoi trajneri i Arsenalit.

/GazetaBlic Sport

Arteta qetëson tifozët e Arsenalit: Saka nuk është lënduar
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.