1. Lajme
  2. RAJONI
  3. LVV drejt seancës në Kuvend, pa vota të sigurta për kryeparlamentarin dhe Qeverinë

LVV drejt seancës në Kuvend, pa vota të sigurta për kryeparlamentarin dhe Qeverinë

featured

Sot mbahet seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në seancë duhet që deputetët të bëjnë betimin dhe të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.

Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, duhet të propozojë emrin për kryeparlamentarin e ri, për zgjedhjen e të cilit duhen 61 vota. Deri më tani nuk dihet se kë do të propozojë LVV-ja për këtë post.

Konstituimi i Kuvendit i hap rrugën formimit të Qeverisë. Por, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ende nuk ka njoftuar se i ka siguruar votat për ekzekutivin.

LVV drejt seancës në Kuvend, pa vota të sigurta për kryeparlamentarin dhe Qeverinë
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.