1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Mexhiti dhe bashkëpunëtorët e tij vendosën lule për të nderuar jetët e humbura në Koçani

Mexhiti dhe bashkëpunëtorët e tij vendosën lule për të nderuar jetët e humbura në Koçani

featured

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kreu i komunës së Çairit Visar Ganiu, dhe një grup i të rinjve, ka vendosur lule në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, për nder të vitkimave nga tragjedia në Koçan.

“Sonte, në Sheshin Skënderbeu, vendosëm lule në nderim të jetëve të humbura të viktimave në tragjedinë e Koçanit. Së bashku, e ndajmë dhimbjen e solidarizohemi me njëri-tjetrin. Sonte, në gjuhë të ndryshme flasim, por njejtë i vajtojmë dhe pikëllohemi për të rinjtë dhe të rejat tona që i humbëm padrejtësisht. Lutjet dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit. Ata nuk janë vetëm në këtë dhimbje! Jemi bashkë!”, ka shkruar Mexhiti.

Mexhiti dhe bashkëpunëtorët e tij vendosën lule për të nderuar jetët e humbura në Koçani
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.