Kancer dhe rrezik i shtuar nga formaldehidi në trajtimet e flokëve

featured
Press Online
11 Mars 2025, 14:25

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, ka paralajmëruar se formaldehidi, një kimikat i përdorur gjerësisht në trajtimet për drejtimin e flokëve, paraqet rrezik serioz për shëndetin.

Ky kimikat, i njohur edhe si formalinë apo metilen glikol, lëshon gaz toksik gjatë trajtimeve me nxehtësi, i cili mund të thithet dhe të shkaktojë irritim të syve e frymëmarrjes, si dhe rrezik të shtuar për kancer, transmeton klankosova.tv.

Rreziqet janë veçanërisht të larta në hapësira me ventilim të dobët, si sallonet apo banjat.

AAMM, thekson se ekspozimi i gjatë ndaj këtij kimikati mund të dëmtojë funksionin e mushkërive dhe të rrisë problemet alergjike dhe astmatike, përveç rrezikut të kancerit.

Ekspertët nxisin kujdes maksimal gjatë përdorimit të këtyre produkteve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter