Plagosen dy persona nga arma e zjarrit në Prizren, disa të dyshuar në kërkim

featured
Press Online
29 Janar 2025, 11:40

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të dyshuar fillimisht ishin takuar në parkingun e një pike shitje të derivateve dhe pastaj një person ka shkrepur armën e zjarrit pasi janë fjalosur.

Sipas komunikatës të PK-së thuhet se nga shkrepja e armës së zjarrit janë plagosur dy persona, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit.

Tutje thuhet se pas hetimeve të zhvilluara, Policia e Kosovës ka arritur të i sekuestrojë tre armë zjarri- pistoleta dhe dy automjete janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Me datën 29.01.2025, rreth orës 02:00 në rrugën “Transiti i ri “ në Prizren disa persona të dyshuar janë takuar në parkingun e një pike shitje të derivateve. Të dyshuarit menjëherë pas takimit kanë filluar të fjalosen dhe së paku një person ka shkrepur armën e zjarrit në drejtim të dyshuarve të tjerë.

Pas shkrepjes së armës persona të përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes e dy nga ata kanë kërkuar ndihmën e mjekut në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit.

Me kohë janë njoftuar Sektori i Hetimeve të stacionit dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe kanë mbledh provat dhe dëshmitë.

Dy nga të dyshuarit gjinden në trajtim mjekësor, gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jete, kurse të dyshuarit tjerë janë në kërkim.

Policia gjatë natës ka bërë identifikimin e personave të përfshirë në rast, janë kryer kontrolle në disa vende, tre armë zjarri- pistoleta dhe dy automjete janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale .

Sektori Rajonal i Hetimeve I Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke e hetuar rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si “Vrasje në tentative “ dhe “Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, vijon njoftimi

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter