Dy vdekje të dyshimta në 24 orët e fundit në Kosovë

featured
Press Online
29 Janar 2025, 11:04

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të hetimit të vdekjes, njëri në Istog e tjetri në Obiliq gjatë së martës së 28 janarit.

Në Istog, Policia në raportin ditor bëri të ditur se një burrë ka raportuar se një burrë tjetër ishte pa shenja jete dhe njësia relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Istog  28.01.2025-12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ishte pa shenja jete. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërsa, është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në Obiliq.

 “Obiliq 28.01.2025-NN.  Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter