1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Nënshkruhet projekti për linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës në familje

Nënshkruhet projekti për linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës në familje

featured

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka nënshkruar Projekt Udhëzimin për Linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore.

Haxhiu ka thënë se linja telefonike do të jetë një mjet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për ndihmë ndaj viktimave të dhunës, duke siguruar mbështetje të shpejtë konfidenciale.

“Nëpërmjet kësaj linje telefonike, angazhohemi për të krijuar një shoqëri më të sigurt dhe për të ofruar një mundësi konkrete për ndihmën e viktimave të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore”, ka shkruar Haxhiu.

Nënshkruhet projekti për linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës në familje
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.