Plagosja në Viti shkak i një mosmarrëveshjes për pronë

featured
Press Online
09 Gusht 2024, 10:10

Dy persona u plagosën me armë zjarri të enjten në Viti si rezultat i një mosmarrëveshjeje për pronë, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Fillimisht, Policia e Kosovës arrestoi një të dyshuar në lidhje me këtë rast.

Më pas, dy të plagosurit, që ishin gjithashtu të dyshuar në këtë incident, u ndaluan dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë për hetime të mëtejshme.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor, dy meshkuj kosovarë janë plagosur nga arma e zjarrit. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë operacionit të policisë, janë konfiskuar një sërë armësh dhe municionesh, përfshirë një AK-47 me 4 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një pistoletë Sig 14 me 3 fishekë të kalibrit 9mm, një pushkë gjuetie, dhe një pistoletë Sig Sauer me 28 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Dy persona të plagosur në Viti, arrestohet një i dyshuar

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter