Po përmbyllet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në zonën e Saat Kullës, që përfshin rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe kanalizimit atmosferik.
Ky investim do të sigurojë furnizim më cilësor me ujë të pijshëm, rrjet më funksional të kanalizimit dhe kushte më të mira jetese për banorët e këtij vendbanimi.
“Po investojmë në infrastrukturën bazë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së qytetarëve. Me mbi 59.8 milionë denarë investim, po krijojmë kushte moderne dhe më efikase për banorët e Saat Kullës,” u shpreh Mexhiti.
Punimet në pjesën e ujësjellësit janë në fazën përfundimtare, ndërsa në vijim do të realizohet asfaltimi i rrugëve ku janë kryer ndërhyrjet infrastrukturore.





