Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, njëherit kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, në një intervistë në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka folur edhe për gazin amerikan.
Ai është pyetur nga moderatori i emisionit, Ermal Panduri, se pse qeveria aktuale e Kosovës është kundër gazit amerikan.
“Unë kam provu vazhdimisht me gjetë përgjigje racionale… Sot me qenë anti-amerikan edhe që ja nin fort Amerikës nuk ja ninë, amo nëse një shqiptar i Kosovës është anti-amerikan, brenda kësaj fjalie fshihet diçka e tmerrshme, është anti-Kosovë”.
“Me qenë sot kundër Amerikës është me qenë kundër Kosovës, për shkak se me qenë kundër Amerikës është me qenë kundër pavarësisë, lirisë dhe demokracisë në Kosovë dhe me dasht me kthy Kosovën në kthetrat e dikujt që deri më ’99-tën. Kaq di me thënë”, është shprehur Gjini.
https://www.youtube.com/watch?v=DQVnWygjdjI





