Koci: Nëna e Faton Hajrizit sot e pohoi se trupi i pajetë është i tij

featured
Press Online
09 Gusht 2024, 17:07

Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Arianit Koci, ka thënë se nëna e Fatonit sot gjatë procedurës së identifikimit në IML e ka konfirmuar se trupi i pajetë i përket djalit të saj.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kufoma e cila u sjell mbrëmë nga Serbia nga vetë ai është “pa asnjë dyshim e Fatonit” dhe se spekulimet duhet të ndalen.

“Spekulimet dhe intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi, më kanë penguar në kryerjen e misionit tim – kthimin e trupit të pajetë të Faton Hajrizit! Prej sot, spekulimet duhet të ndalën! Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë. Kufomën të cilën e solla mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit. Këtë e pohoi sot nëna e Fatonit, gjatë procedurës së identifikimit”, ka shkruar Koci në Facebook.

Familjarët e Faton Hajrizit e identifikojnë trupin në IML

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter