E konfirmon Koci, i vrari në Loznicë është Faton Hajrizi

featured
Press Online
08 Gusht 2024, 19:50

Avokati, Arianit Koci, i cili është angazhuar për kthimin e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, ka konfirmuar se ka parë personalisht trupin dhe e ka identifikuar atë.

Në një deklaratë për mediat, Koci bëri të ditur se konfirmimi përfundimtar i identitetit të trupit do të bëhet edhe nga ekspertët e përfshirë në procesin e identifikimit.

“Po e konfirmoj, e pash trupin e pajetë. Tani mbetet që edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë këtë”, ka thënë Koci.

Koci gjithashtu informoi se procedurat për tërheqjen e kufomës nga morgu në Serbi dhe transportimin e saj në Kosovë janë në përfundim.

“Jam në procesin e përfundimit të procedurave për tërheqjen e kufomës”, ka shtuar ai ai.

Faton Hajrizi, i cili ishte arratisur nga një burg në Kosovë, u përfshi në një incident në qytetin Lloznicë në Serbi, më 18 korrik. Sipas autoriteteve serbe, Hajrizi vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër gjatë këtij incidenti.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter