Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 3 shtetasve

featured
Press Online
22 Qershor 2026, 00:34

Tre shtetas janë shpëtuar nga Policia Kufitare në Velipojë, pasi mjeti lundrues me të cilin po lundronin pësoi avari në det, duke i vënë ata në rrezik.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për një mjet lundrues me probleme teknike, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën drejt vendndodhjes së tij.

Në vendngjarje u konstatua se mjeti drejtohej nga shtetasi I. H. dhe nuk mund të vazhdonte lundrimin për shkak të një defekti teknik. Në bord ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

Për të garantuar sigurinë e tyre dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, efektivët e Policisë Kufitare kryen rimorkimin e mjetit deri në breg, duke transportuar në mënyrë të sigurt të tre shtetasit, të cilët nuk pësuan dëmtime apo probleme shëndetësore.

Pas përfundimit të operacionit, mjeti lundrues u nxor në breg. Verifikimet e kryera treguan se dokumentacioni i tij ishte i rregullt.

Policia Kufitare apelon që në rast nevoje apo emergjence, qytetarët dhe turistët të kontaktojnë menjëherë numrin unik 112, duke garantuar se strukturat e saj mbeten në gatishmëri të plotë për sigurinë në hapësirat detare.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter