Startup-i xAI i inteligjencës artificiale do të integrohet në platformën X, Elon Musk e konfirmon!

featured
Press Online
06 Nëntor 2023, 19:23

Startup-i xAI i inteligjencës artificiale të Elon Musk do të integrohet në platformën e tij të mediave sociale X dhe gjithashtu do të jetë i disponueshëm si një aplikacion i pavarur.

Miliarderi i teknologjisë tha gjithashtu se xAI lëshoi modelin e tij të parë të AI, një botë të quajtur Grok, pasi e bëri atë të disponueshëm për të gjithë abonentët X Premium+.

Musk i cili ka kritikuar përpjekjet e Big Tech për inteligjencën artificiale si censurë, lançoi në korrik xAI, duke e quajtur atë një “Inteligjencë Artificiale maksimale që kërkon të vërtetën” që përpiqet të kuptojë natyrën e universit për të rivalizuar Bardin e Google (GOOGL.O) dhe Microsoft (MSFT.O) Bing AI. “Grok ka akses në kohë reale në informacione nëpërmjet platformës X, e cila është një avantazh masiv ndaj modeleve të tjera,”-shtoi Musk. X, firma e mediave sociale e njohur më parë si Twitter që zotëron Musk, është e ndarë nga xAI, por kompanitë punojnë ngushtë së bashku. xAI gjithashtu punon me prodhuesin e tij të makinave elektrike Tesla (TSLA.O) dhe kompani të tjera.

Rikujtojmë, se termit AI iu është dhënë titulli “termi i vitit” nga krijuesit e Fjalorit Collins, duke marrë parasysh diskutimet që kanë vërshuar për këtë teknologji në vitin 2023, qoftë për ndikimin e saj pozitiv dhe negativ. Përdorimi i termit është katërfishuar këtë vit.

Ndërkaq, janë bërë plot 1 vit që kur në krye të kompanisë X që dikur njihej si Twitter, erdhi miliarderi amerikan Elon Musk. Për të shmangur keqpërdorimet që bëhen me raste në rrjetet sociale, Musk i bën thirrje përdoruesve të këtij rrjeti që mos ta përdorin 24 orë. “Zogu është i lirë”, pati shkruar Musk më 27 tetor të vitit të kaluar, për ta zyrtarizuar marrjen nën kontroll të Twitterit që më vonë mori emrin X.


Top Channel

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter