Vdes nipi i Ramush Haradinajt

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vdekur nipi i tij, Mustafë Ahmetxhekaj.

Ish-kryeministri Haradinaj tregoi në një postim në Facebook se Ahmetxhekaj u përball me një sëmundje të rëndë.

Teksa i shprehu ngushëllime familjes Ahmetxhekaj, Haradinaj tha se është i pikëlluar për vdekjen e nipit të tij.

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nipit tim, Mustafës, i cili kishte kohë që ballafaqohej me një sëmundje të rëndë”, shkroi Haradinaj.

“Ngushëllime familjes Ahmetxhekaj dhe gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe, Mustafë!”.

Vdes nipi i Ramush Haradinajt
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter